Rezervat e diamanteve ne Bulqize shiten nga qeveria shqiptare
January 10, 2012 :: Posted by - nikolin :: Category - Albania
Qeveria shqiptare ka shitur edhe rezervat e diamantit fshehurazi tek kompanitë e huaja. Bëhet fjalë për vendburimet e zonës së Bulqizës, ndërkohë që lajmi konfirmohet nga vetë kompania koncesionare amerikane “Empire Mining Corporation”.
Në një lajm të publikuar nga agjencitë ekonomike bëhet fjalë se kërkimet e kryera në Bulqizë, lokalitetet Thekna dhe Batra për licencën e zotëruar rezultuan me të dhëna tepër pozitive. Në një prej shpimeve të kryera mësohet se është zbuluar edhe një përqindje e kënaqshme e diamanteve, përveç rezervave të arit, kromit, bakrit dhe mineraleve të tjera. “Projekti Shqipëria në Bulqizë arriti me nivel shpimi në 1550 metra thellësi me burime historike.
Share on Facebook
